Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Njëri me BMW-në e pronarit, tjetri me Lamborghini me qira, gazeta zvicerane ‘demaskon’ shqiptarët që bënin gara në Fier-Vlorë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy shqiptarë të Kosovës u ndaluan në fundjavë nga policia rrugore, pasi radari i pikasi ata me një shpejtësi më shumë se dyfishin e asaj që është e lejuar në aksin Fier-Vlorë.

Një Lamborghini dhe një BMW fluturuan para policisë me 225 kilometra në orë por u ndaluan pak çaste më pas dhe të dy morën gjoba të majme.

Emigrantët shqiptarë, tashmë do të duhet të paguajnë nga xhepi i tyre jo vetëm gjobën përkatësisht 1.6 milion dhe 1.2 milion lekë të vjetra, por edhe qiranë e makinave.

Targat zvicerane të automjeteve kanë tërhequr vëmendjen e gazetës Blick, që kanë zbuluar detaje lidhur me pronësinë e makinave super luksoze, raporton Newsbomb.al.

Ato shkruajnë se Lamborghini ishte marrë me qira në Zvicër nga një 40-vjeçar nga Kosova. E për sa i përket BMW-së, makina rezulton se është në pronësi të një kompanie pastrimi në Zvicër, pronari i të cilës nuk pranoi të komentojë për mediat zvicerane.

rthrth5htrh54rh
Gazeta zvicerane Blick

Më shumë

spot_img
spot_img