Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Njerëzit të habitur nga satelitët në qiell, reagon Elon Musk: Do t’i bëjmë që mos të shkëlqejnë aq shumë (Video)

Shkruar nga Newsbomb
Satelitët e Starlink në qiell

Prej disa ditësh banorë në mbarë botën kanë vënë re drita të “çuditshme” që lëvizin në qiell, herë të ndara dhe herë në formacione.

Bëhet fjalë për disa qindra satelitë të lëshuar nga kompania amerikane Space-X. Satelitët janë lëshuar të ndarë në grupe, rreth 1 mijë. Ndërsa kompania ka marrë leje të lëshojë 12,000 satelitë ndërsa planifikon që në të ardhmen të lëshojë edhe 30,000 të tjerë.

Sipas miliarderit amerikan Elon Musk, CEO i Space-X, satelitët janë pjesë e projektit Starlink, që synon të ofrojë internet të shpejtë dhe të lirë në mbarë globin.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai është përgjigjur edhe për shqetësimin e qytetarëve që të habitur i kanë vënë re në qiell gjatë natës, raporton newsbomb.al.

Musk ka thënë se kompania planifikon t’i modifikojë satelitët në mënyrë që të mos shkëlqejnë aq shumë.

“Ne jemi duke ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për të zvogëluar shkëlqimin e satelitëve. Duhet të jenë shumë më pak të dukshëm gjatë ngritjes në orbitë duke ndryshuar këndin e panelit diellor dhe të gjitha pjesët që reflektojnë diellin”, tha ai.

Musk tha më tej se një prej 90 satelitëve të grupit të parë është lyer me një bojë eksperimentale kundër shkëlqimit që ka dhënë rezultat. /Newsbomb.al

Sondazh

Poll