Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
27 °
Mar
21 °
E premte, 17 Shtator, 2021

NJERËZIT PUBLIKË bëhen bashkë për kauzën e madhe të “Tetorit Rozë”, emocionet e dhuruara nga Spitali Hygeia

spot_img

Lajme të ngjashëm

I shohim gjithmonë në ekran, shpesh i duam, herë të tjera i kritikojmë, ka shumë që flasin e përflasin, por në fund, të gjithë bëhen bashkë për një qëllim të mirë, që duhet përshëndetur.

Spitali Hygeia ka bërë të mundur mbledhjen bashkë të më shumë se 50 personazheve të njohur mediatikë në vend, në një mesazh shumë të rëndësishëm për tetorin e luftës ndaj kancerit të gjirit.

Rrallë ndodh të organizohen të gjithë në veprimtari të tilla humanitare.

E bukurinë videomesazheve, ia kanë shtuar edhe djemtë. Enkel Demi,  Saimir Kodra, Olti Curri, Edi Manushi apo edhe doctor Leonard Solis, kanë shfrytëzuar rastin e tetorit rozë, për tu bërë thirrje, nënave, bashkëshorteve, motrave, të mos neglizhojnë MAMOGRAFINE, analizën që bëhet për të identifikuar kancerin e gjirit.

Në fakt, statistikat tregojnë rritje të ndjeshme të kësaj sëmundjeje, edhe si pasojë e neglizhencës së grave dhe vajzave për të harxhuar pesë minuta kohë nga koha e tyre për të kryer analizën që do të shpëtojë jetë.

Nëpërmjet videomesazhit të personazheve të njohur, këngëtare e gazetare, njerëz public ose jopublik, Spitali Hygeia ka bërë gjestin e duhur në tetorin rozë.

Sonila Meco e Irma Libohova, Rudina Magjistari e Fjodora Fjora, dhe shumë emra të tjerë, janë bashkuar me fushatën sensibilizuese të spitalit Hygeia. Në fakt, një iniciativë që duhet përshëndetur, dhe kushdo që dëshiron mund ta ndjekë në faqen e dedikuar të spitalit hygeia në rrjetet sociale e Instagram. Këtë radhë, edhe VIP-at shqiptarë kanë qenë të emocionuar për një kauzë të madhe.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img