Hapësire reklamuese

Politikë

Njerëzit e rëndësishëm të politikës në vend, sa shumë vlera intelektuale në një foto

Shkruar nga Newsbomb

Në fillim të viteve ’90, kur u angazhuan për fatet e Shqipërisë së dalë nga diktatura komuniste, ata dhanë ekspertizën e tyre intelektuale, tepër të vyer, për të shërbyer.

Sot, na paraqesin një foto të gjithë bashkë, pa shumë lule e salltanete, por me një barrë të madhe me mend. Sa thjeshtë e bukur dhe sa vite eksperiencë ka në një foto.

Janë njerëz, që në etapa të njëjta të tranzicionit të tejzgjatur, dhanë kontributin në fusha të ndryshme të politikës dhe institucioneve. Njohuritë e tyre i vunë në shërbim të vendit në periudha tepër delikate të tranzicionit shqiptar.

Ethem Ruka, ish ministër socialist e profesor, Ylli Bufi, ish kryeministër i Shqipërisë e sot ekspert, Sherif Bundo, “Mjeshtër i Madh” dhe një personalitet i shquar i shkencave ekonomike të kontabilitetit, Rexhep Meidani, ish-president i vendit dhe Namik Dokle, ish kryetar kuvendi e sot shkrimtar kanë ndarë një foto së bashku për të uruar shqiptarët dhe miqtë e tyre për festat. Ky takim tashmë është bërë një zakon i përvitshëm për ta.

Kushdo transmeton respekt dhe mirënjohje për kaq shumë vlera intelektuale në një foto. Kontributi i tyre për zhvillimin e vendit mbetet një nga vlerat më të rëndësishme në tranzicionin e tejzgjatur shqiptarë.

Ethem Ruka, Ylli Bufi, Sherif Bundo, Rexhep Meidani dhe Namik Dokle Ethem Ruka, Ylli Bufi, Sherif Bundo, Rexhep Meidani dhe Namik Dokle

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese