Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Njerëzit e infektuar me Delta e transmetojnë virusin dy ditë para se të shfaqin simptoma

spot_img

Lajme të ngjashëm

Njerëzit e infektuar me variantin Delta të coronavirusit mund ta transmetojnë sëmundjen 2 ditë para se të shfaqin simptomat e para! Të paktën në këtë përfundim ka arritur studimi i fundit, publikuar në Nature.

Transmetimi pre-simptomatik ishte tipar edhe i varianteve të mëparshme, por sipas këtij studimi nëse hendeku mes testit pozitiv dhe ndjesive të para ishte vetëm 0.8 ditë, me Deltën është 1.8 ditë. Si rezultat, 3/4 e infeksioneve me Delta ndodhin gjatë fazën kur nuk janë shfaqur ende simptomat. Transmetueshmëria e Delta-s është më e madhe dhe ndonëse vaksina është efektive, përhapja e këtij varianti mbetet shqetësim.

Deri më tani 90% e rasteve në SHBA janë të infektuar me Delta, fakt i cili shton edhe më nevojën urgjente për t’u vaksinuar. Studimet e fundit tregojnë rëndësinë kritike të marrjes së vaksinës COVID-19 si për shëndetin personal ashtu edhe për transmetimin e kufizuar.

“Fakti që njerëzit asimptomatikë përhapin virusin nuk është informacion i ri. Ne e kemi ditur që njerëzit janë ngjitës para se të jenë simptomatikë për më shumë se një vit,” tha Jason Gallagher, një ekspert i sëmundjeve infektive dhe specialist i farmacisë klinike në sëmundjet infektive në Spitalin Universitar të Temple në Filadelfia.

“Sidoqoftë, ne po mësojmë më shumë për këtë gjetje shumë shpejt. Dy studime tani tregojnë se ARN virale bie më shpejt te njerëzit e vaksinuar sesa njerëzit e pa vaksinuar, duke sugjeruar se ata kanë më pak gjasa të transmetojnë virus te të tjerët, “tha ai.

Përpos vaksinës, situata e krijuar aktualisht kërkon rikthimin e maskave, në vende publike dhe të populluara.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img