Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Njerëz të pavlerë që pilotohen nga Rama”, Andi Bushati për largimin e Shahinit dhe Cakajt, ndërhyn Baton Haxhiu: Cakaj është djali që do të donte ta kishte çdo ministri, mëkat që nuk bëri asnjë betejë politike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

194b74ab0ab936ba566c7ae670921ce2

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu kanë debatuar në Euronews Albania për ndryshimet në qeveri dhe largimin e dy ministrave të ardhur nga Kosova, Besa Shahini dhe Gent Cakaj.

Sipas Bushatit, ata u shkarkuan kur Edi Ramës i ra plani që kishte me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin për shkëmbimin e territorit mes Kosovës dhe Serbisë, duke i quajtur ministrat të pavlerë dhe të pilotuar nga kryeministri.

“Pse duhet të largohen kur janë të suksesshëm? Ose janë njerëz të pavlerë dhe pilotohen thjesht për një ide siç u pilotuan dy ministrat e ardhur nga Kosova për shkak të planeve që kishte Rama me Thaçin dhe Vuçiçin etj dhe kur ky plan ra ata u anashkaluan të gjithë pa pyetur se si i drejtojnë ministritë e tyre”, u shpreh Bushati.

Por mendim të kundërt kishte analisti Baton Haxhiu, i cili tha se Besa Shahini dhe Gent Cakaj janë shkarkuar në një moment krize dhe nuk janë përdorur për shkaëmbim territoresh, madje për Cakajn u shpreh se ishte djali që të gjitha ministritë do të donin ta kishin, por është mëkat që nuk ka bërë asnjë betejë intelektuale dhe politike.

“Lidhje nuk ka Besa Shahini dhe Gent Cakaj me plane që kanë të bëjmë e korrigjim kufijsh, lidhje nuk ka. Lidhje nuk ka sepse janë të gjithë ministra të nëntorit dhe janë shkarkuar dhe emëruar në një moment krize dhe kriza ka qenë demonstrata e studentëve dhe nuk ka pasur lidhje me Kosovën.
Unë e di që Gent Cakaj është një prej djemve të cilët secila ministri e Jashtme në Evropë do të donte ta kishte një njeri të përkushtuar. Problemi është se ai nuk ka bërë asnjë betejë në Shqipëri dhe në studiot televizive më vjen keq që nuk ka bërë asnjë betejë intelektuale dhe politike”, tha Haxhiu.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img