Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

“Njëra më e mirë se tjetra”, Meta mrekullohet nga produktet bio të fermës: Të kthejmë vëmendjen nga bujqësia dhe turizmi (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në Ditën Botërore të Gastronomisë, presidenti Ilir Meta së bashku me një grup të rinjsh ka vizituar fermën UKA, në të cilën prodhohen produkte bio.

Meta ka ndarë disa foto me prodhimet bio të kësaj ferme ku shkruan: Prodho shqip! Bli shqip! Konsumo shqip.

Kreu i Shtetit shprehet se duhet të kthehet vëmendja dhe mbështetja për bujqësinë e turizmin, teksa ka postuar dhe një foto duke vështruar me shumë ëndje ushqimet bio mbi sofër.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Prodho shqip! Bli shqip! Konsumo shqip!

Në Ditën Botërore të Gastronomisë së Qëndrueshme, së bashku me një grup të rinjsh, vizituam sot fermën “UKA”, ku prodhohen vetëm ushqime bio, për të theksuar rëndësinë e prodhimit dhe të ushqyerit në mënyrë të qëndrueshme, që do të mundësonte një jetë të shëndetshme, si dhe do të prezanonte denjësisht vlerat e produkteve bio “Made in Albania” para turistëve të huaj, duke nxjerrë edhe më në pah vlerat tërheqëse të agro-turizmit shqiptar.

Në situatën e Covid-19, është më e rëndësishme se kurrë, të mbështesim ushqimet, që prodhohen në vend dhe njëkohësisht të ruajmë edhe traditat tona.

Të kthejmë vëmendjen dhe të rritim mbështetjen për bujqësinë dhe turizmin, dy sektorë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë familjare dhe kombëtare.Në këtë mënyrë forcojmë lidhjen me zonat tona, rikthejmë shpresën dhe ndalojmë shpopullimin e dhembshëm të trevave me pasuri të shumta natyrore.

Më shumë

spot_img
spot_img