Hapësire reklamuese

Aktualitet

Njeh shumë mirë Rusinë dhe Vietnamin, që sot 49-vjeçarja drejton ambasadën e Suedisë në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

Me një foto jo të zakontë protokollare, Elsa Hastad njofton në rrjetet sociale se do të jetë ambasadorja e re e Suedisë në Tiranë pas përfundimit të mandatit të paraardhësit të saj Johan Nidsi.

Ata kanë dalë së bashku me flamurin suedez në dorë, ku 49 vjecarja e tërheq nga vetja, ndërsa ish ambasadori Nidsi nuk e lëshon, por sigurisht, një foto “in action” jashtë protokollit zyrtar, raporton newsbomb.al.

Vetë Elsa Hastad shkruan se është dita e saj e parë si ambasadore e Suedisë në Shqipëri. “Falemnderit paraardhësit tim fantastik Johan Ndisi. Mezi pres të punoj me kolegët e mi të rinj” shkruan ambasadorja.

E lindur në 1970, aktiviteti i saj ka qenë i orientuar tek të drejtat e njeriut, ndërkohë që ka një trashëgimni të pasur politike nga ana e familjes së saj, raporton newsbomb.al.

Ka punuar me të drejtat e njeriut që në 1997 më së shumti në ish-bashkimin Sovjetik por që nga 2008 dhe në Vietnam. Nga viti 1999 ka punuar me projektin SIDA. Ka punuar gjithashtu në Kenia, Taxhikistan dhe Kirgistan. Në 2006 ka marrë nga Rusia Medaljen e Meritave për bashkëpunimin e gjatë me Rusinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll