Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Një vit pasi u mbajt në Shqipëri, Kosova pret stërvitjen më të madhe ushtarake “Defender Europe 23”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Republika e Kosovës do të jetë vend pritës i stërvitjes së trupave ushtarake në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, një vit pasi kjo ngjarje u mbajt dhe në Shqipëri.

Ai ka shkruar se përgatitjet janë duke vazhduar dhe se blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë kësaj stërvitje.

“Përgatitjet janë duke vazhduar, ushtrimet parapërgatitore të ushtrisë sonë, blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi. Në “Defender Europe 23”, ushtria e Kosovës do të marr pjesë me dy regjimente.

Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të Regjimentit , nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane”, ka shkruar ndër të tjera ministri Mehaj.

Sipas tij ushtrimi “Defender Europe 23”, do të dëshmojë edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë së Kosovës.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img