Hapësire reklamuese

Politikë

“Një vit pas xhubletës”, Magariti jep lajmin: Transumanca futet në UNESCO

Shkruar nga Newsbomb
“Një vit pas xhubletës”, Magariti jep lajmin: Transumanca

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti jap lajmin e mirë një vit pas xhubletës në UNESCO, Transumanca është futur në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale botërore.

Margariti me anë të një postimi në rrjetet sociale bën me dije se se vendi ynë kishte aplikuar më një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë.

Trasumanca është tradita e shtegtimit të bagëtive, është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet; një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje, rite, festa dhe kulinari.

Postimi i plotë i Margaritit:

Transumanca në UNESCO! ??????

? Një lajm i mirë vjen nga Botsëana:

Plot një vit pasi xhubleta u pranua nën mbrojtjen e UNESCO-s, Komiteti Ndërqeveritar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale votoi përfshirjen e Transumancës në listën e trashëgimisë #kulturore jomateriale botërore, për të cilën aplikuam në një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë.

Duke iu bashkuar Italisë, Austrisë dhe Greqisë, që ishin përfshirë në vitin 2019 për këtë këtë dukuri.

Tradita e shtegtimit të bagëtive, është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet; një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje, rite, festa dhe kulinari.

Le të jetë ky një ogur i mirë edhe për dosjet e tjera që Ministria e Kulturës ka dorëzuar pranë UNESCO-s, përgatitur nga ekspertë të fushës me mbështetjen financiare të partnerit tonë The_AADF.

?? Faleminderit që hartuat një dosje fituese!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese