Hapësire reklamuese

Bota

Një vit pas rrëmbimit, ekzekutohet me armë zjarri reperi 19-vjeçar

Shkruar nga Newsbomb
Një vit pas rrëmbimit, ekzekutohet me armë zjarri reperi

Një reper tepër i njohur në Suedi u qëllua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri për vdekje.

19-vjeçari Einar, emri i vërtetë i të cilit ishte Nils Gronberg, u vra në rrethinat e kryeqytetit dhe deri në këtë moment, asnjë person nuk është ndaluar për ngjarjen.

Kjo ngjarje vjen vetëm 3 muaj pasi një këngëtar rival i tij, Yasin u dënua me 10 muaj burg për tentativën e rrëmbimit të Einar, i cili u mbajt në një apartament dhe u dhunua.

Suedia ka vuajtur dhunën e bandave për vite dhe ka kaluar nga një nga vendet me nivelet më të ulëta të krimit me armë në Evropë, në një nga më të lartat gjatë dy dekadave të fundit. Shkak për këtë është bërë edhe pranimi i qindra-miëjra refugjatëve nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrika thonë ekspertët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu