Hapësire reklamuese

Aktualitet

Një vit pa artisten e madhe, Gjergj Luca kujton nënën me fjalë të ndjera

Shkruar nga Newsbomb
Një vit pa artisten e madhe, Gjergj Luca kujton nënën me

Sot bëhen një vit që është ndarë nga jeta artistja e madhe Mimika Luca. Biznesmeni i njohur Gjergj Luca me një mesazh të ndjerë kujton nënën në përvjetorin e ndarjes nga jeta.

Ai shkruan se sa më shumë kalon koha aq më i madh bëhet edhe boshllëku për të.

“E dashur nënë,. Po e kuptoj se fjalët dhe këshillat që më ke dhënë ndër vite tanimë po zënë vend tek unë përditë e më shumë. Të lutem tregoi babës që jam bërë djalë i mirë e vazhdoj punoj me plot energji e mirësi që emrat tuaj ti lartësoj më shumë. U prehsh në paqe Mimika Luca, sot u mbush një vit që u ndave nga ne”, shkuan ai në postimin e tij.

Mimika Luca, cilësohet si një aktore shumëdimensionale si në teatër ashtu edhe në kinematografi.

Ajo u lind në Gjirokastër më 24 dhjetor të vitit 1937 dhe në moshë shumë të re interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë. Për njëmbëdhjetë vite, nga 1951 deri në 1962, ishte balerinë në TKOB. Më pas, jeta e saj mori një drejtim tjetër, atë të aktrimit.

Mimika Luca u pranua në vitin 1962 si aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role, si Suzana, Luçia, Dila “Cuca e maleve”, Sonja, Nica “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja “Kur hidheshin themelet” etj. Ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. Roli i parë ka qenë krah bashkëshortit Ndrek Luca, në filmin “Detyrë e posaçme”, më pas në filmin “Kryengritje në pallat”, “Kur hidheshin themelet” e shumë të tjerë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese