Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Një vit nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Gjykata shtyn hetimet për mjekun që u ekzekutua para zgjedhjeve

Shkruar nga Newsbomb
Një vit nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Gjykata shtyn hetimet

Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së këtij qyteti për të shtyrë dhe me dy muaj hetimet për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani. Ngjarja ndodhi më 21 prill 2021, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Ish-efektivi i Forcave Komando, i cili është dhe i vetmi i akuzuar për ngjarjen, ka dëshmura për disa orë rreth kësaj ngjarje dje. Organi i akuzës ka kërkuar dhe dy muaj kohë për të plotësuar hetimet, kërkesë që është pranuar nga Gjykata.

Kujtojmë se, pasditen e 21 prillit 2021 Elbasani i trondit nga një ngjarje e rëndë që solli vdekjen e mjekut të njohur në këtë qark, Pjerin Xhuvani. Ky i fundit kishte mbajtur disa poste në institucionet shtetërore në qytet dhe së fundmi ishte angazhuar me PS.

Klima politike që ishte krijuar në Elbasan por dhe në gjithë vendin, edhe për shkak të deklaratave për dhunë nga politikanët, kulmoi me një përplasje me armë në mes të qytetit. PD kishte angazhuar disa persona të armatosur për të mbrojtur votat.

E ashtuquajtura "Struktura e Mbrojtjes së Votës" vepronte në emër të Shtabit të PD në Elbasan, për të parandaluar kundërshtarët politikë të blinin vota. Kjo strukturë e ngjashme me Policinë vepronte e lirë në rrugët e qytetit, deri në momentin kur ndaluan një mjet tip Mercedes Benz, për të cilin dyshonin se shpërndante para në këmbim të votave.

Makina u ndalua dhe u rrethua nga këta persona të armatosur derisa konflikti degradoi në përdorimin e armës. Arbër Papleka qëlloi disa herë, Pjerin Xhuvani ra i pajetë në tokë, ndërsa u plagosën dhe disa nga pjesëtarët e grupit të tij. Pati shkëmbim zjarri por deri tani nuk dihet se kush i nisi dhe kush qëlloi për të vrarë tjetrin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll