Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Një vit nga sulmi në Top Channel, Taulant Balla tregon për fazën e hetimeve

Shkruar nga Newsbomb
Një vit nga sulmi në Top Channel, Taulant Balla tregon për

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, pas mbledhjes së Qeverisë ka dalë në një deklaratë për mediat. Ai u pyet lidhur me fazën e hetimeve sa i përket sulmit të Top Channel vitin e kaluar, ku si pasojë e breshërisë së plumbave mbeti i vrarë roja i këtij televizioni, Pal Kola.

Duke mos bërë me dije më tepër detaje për shkak të sekretit hetimor, Balla zbuloi se përgjatë ditëve të fundit hetimet kanë hyrë në një fazë intesive.

“Sulmi kundër Top Channel ka qenë dhe mbetet një akt i rëndë për të cilin prej momentit të parë policia e shtetit ka zhvilluar hetimet. Ajo që mund të ndaj me ju sot brenda ruajtjes së sekretit hetimor se gjatë javëve të fundit hetimet për këtë ngjarje kanë hyrë në një fazë intesive dhe ajo që po bën në këtë kmoment policia e shtetit me prokurorinë është dokumentimi me prova i personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale. Dhe zbulimi i gjithë mekanizimit i cili ka prositur dhe ekzekutuar këtë ngjarje të rëndë”, tha Balla.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij Balla tha se qeveria ka vendosur që të thellojë reformën e ndërmarrë për sa i përket sistemit të Gjendjes Civile në Shqipëri. Duke u ndalur te lehtësimet që dixhitalizimi i këtyre shërbimeve ka sjellë për qytetarët, Balla theksoi se në vijim të tjera shërbime do të kryhen online.

Gjithashtu, ministri theksoi se do të ketë dhe shërbime të tjera të cilat do të vijojnë në mënyrën tradicionale, siç është regjistrimi i foshnjave dhe procedurat për të kryer celebrimin për shkak se punonjësit duhet të bëjnë verifikimet për të shmangur rastet e keqpërdorimit.

“Ka një sërë risish zgjedhje problematike dua të informoj që lidhur me një shqetësim që ka ekzistuar edhe nga mediat lidhur me një fenomen të martesave fiktive.

Dua të qartësoj se ka një sërë ankesash nga qytetarë se pse shërbim i i regjistrimit të lindjes duhet të bërë në formë tradicionale, pse lidhja e martesës duhet kryer përmes gjendjes civile. Janë disa shërbime që këtë formë tradicionaliteti e kanë për shkak të verifikimeve që në mënyrë të parandalohen raste të keqpërdorimit të akteve për qëllime të tjera. Disa prej këtyre shërbimeve do vazhdojnë në mënryë tradicionale”, tha Balla ndër të tjera.

Pjesë nga fjala Ballës: 

Një vendim tjetër po aq i rëndësishëm i mbledhjes së sotme lidhet me thellimin e reofrmës të ndërmarrë nga qeveria për sa i përket sisitemit të gjendjes civile. Dy javë më parë kam qenë para jush për të komunikuar ndryshimet që bëmë dhe shumë shpejt do të mbrojmë në Kuvend dhe më pas të miratohen ndryshimet në ligjin për sistemin e adresave.

Me këto ndryshime të reja çohet në një nivel tjetër procesi i digjitalizimit shërbimet që çon gjendja civile dhe ajo që ndodh  me këto ndryshime është një ndarje shumë e mirë mes atyre pak shërbime që do të mbeten në formën tradicionaleë, dhe pjesa tjetër duke rregulluar edhe disa problematika ligjore për njohjen e vulës dhe vlefshmërisë së paraqitjes së këtyre dokumentave.

Gjatë dy viteve të fundit nga zyrat e gjendjes civile janë lëshuar plot 11.3 milionë çertefikata dixhitale dhe e përkthyer në vlerë financiare të kursyer nga xhepat e shqiptarëve për këto çertefikata vetëm vlera e tyre është 13.2 milionë euro dhe këtu nuk llogaritet as koha e humbur nga këta qytetarë që kanë marrë këtë shërbim dhe në kohën e humbur rruga për të shkuar, autobusi, makina. Biem të gjithë dakort që ky revolucion dixhital jo vetëm ka kurser kohë, jo vetëm ka përshpejtuar shërbimet por ka sjellë dhe kursim të parave nga xhepat e qytetarëve shqiptarë

Një ndërthurje mes asaj që njoftoj dy javë më parë, është çështja e adresave. I drejtohem shqiptarëve është detyrim ligjor deklarimi i vendbanimit dhe venqëndrimit.Këtu përsëri i drejtohem qytetarëve që jetojne jashtë territorit. Në ligj ne ashtu sikurse është rekomanduar edhe nga direktivat e dokumentat e BE ne e bëjmë të detyrueshmën vendbanimin dhe venqëndrimin, Shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të deklarojnë venbanimin dhe vendqërndrimin. Ata mund ta bëjnë online përmes portalit E Albania.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese