Hapësire reklamuese

Rajoni

Një vit më parë i vranë gruan, sot e ekzekutuan me 20 plumba, kush është biznesmeni grek dhe lidhja me shqiptarët

Shkruar nga Newsbomb
Një vit më parë i vranë gruan, sot e ekzekutuan me 20

Një biznesmen grek është ekzekutuar për vdekje sot në Zakynthos.  Mediet greke raportojnë se mbi Dionysis Korfiatis u derdhën 20 plumba, ndërsa ndodhej në një zyrë kontabiliteti.
Vitin e kaluar biznesmenit  iu bë një tjetër atentat, ku 54 vjeçari arriti të shpëtonte, por gruaja e tij Christina Kloutsinioti, mbeti i vdekur nga plumbat që mori nga atentatorët.

Sipërmarrësi 54-vjeçar disa vite më parë u dënua me 4 vite burg nga Gjykata e Apelit në Patra, pasi policia gjeti armë dhe disa materiale të tjera të paligjshme në shtëpinë e tij, të cilat kishin lidhje me me aktivitetet e disa shqiptarëve të akuzuar për grabitje në ishullin e Zakynthos.

Sipas raportimit të “Newsbomb.gr”, policia gjeti të djegur makinën që përdorën autorët e krimit, bashkë me armën, e cila mendohet se është kallashnikov.

Më parë viktima kishte bërë akuza në lidhje me grupet mafioze në Zakynthos  dhe korrupsionin në Policinë Greke. Biznesmeni 54-vjeçar zotëronte një hotel dhe një anije turistike në zonën e Laganas.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.