Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Një vit më parë doli kundër tij, Grida Duma dhe Sali Berisha përballen "rastësisht" në hyrjen e televizionit dhe shtrëngojnë duart (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Një vit më parë doli kundër tij, Grida Duma dhe Sali Berisha
Deputetja demokrate Grida Duma dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë përballur mbrëmjen e djeshme në ambientet e Televizionit Klan. Duma ishte e ftuar në një nga programet për të folur për aktualitetin politik dhe në mbarim po dilte nga godina, teksa është përballur me Berishën. Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i PD ishte i ftuar në emisionin e Blendi Fevziut. Siç ndodh zakonisht me të tilla personalitete, në hyrje të ambienteve të televizionit ka dalë dhe vetë pronari Aleksandër Frangaj. [gallery ids="633651,633653,633652"] Grida Duma prej shtatorit 2021, kur Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar, mbajti anën e Lulzim Bashës dhe doli hapur kundër ish-kryeministrit. Madje, edhe në protestën e janarit ku Berisha dhe mbështetësit e tij sulmuan selinë e PD, ajo ndodhej brenda më grupin e deputetëve që në atë kohë ishin krah Bashës. Mirëpo, takimi i mbrëmshëm duke se ka "thyer akujt" mes deputetes dhe kryetarit aktual të PD. Duma ka qëndruar në hyrje me presidentin Aleksandër Frangaj dhe moderatorin Blendi Feviziu, ndërkohë që Sali Berisha sapo kishte mbërritur me makinë. Të dy kanë shtrënguar duart, ndërsa ish-kryeministri i thotë diçka Grida Dumës por për shkak se video nuk kanë audio, nuk arrihet të dëgjohet. Nga pamjet që shpërndan televizioni, duke se të katërt kanë biseduar për disa momente në hollin e TV Klan dhe më pas Berisha ka vijuar për në "Opinion", kurse Duma është larguar.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese