Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Një violinë alarmon policinë kosovare, dyshohej se ishte bombë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një violinë e harruar përpara godinës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë, ka alarmuar policinë e këtij vendi.

E gjithë zona ku ndodhej çanta brenda të cilës ishte violina është rrethuar nga policia, për shkak se dyshohej se mund të ishte një mjet shpërthyes. Megjithatë, çdo gjë është sqaruar pasi në vendngjarje është shfaqur pronari i veglës muzikore.

Granit Luta, nxënës i shkollës së muzikës “Prenk Jakova” deklaroi se e kishte harruar aty violinën dhe vetëm kur kishte shkuar në shtëpi ishte kujtuar për të.

“Ishte bashkë me një shok dhe duke menduar se e kishte ai violinën time, kur jemi larguar e kam harruar aty. Duke shkuar për në shtëpi u kujtova që nuk e kam violinën dhe jam kthyer. Kur u ktheva pashë që policia e kishte rrethuar. Fillimisht më pyetën nëse violina ishe e imja, pasaj më kontrolluan dhe pas 15 minutave më lanë të lirë”, ka thënë Luta.

Edhe policia ka dhënë versionin e saj lidhur me këtë ngjarje.

“Rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën në lidhje me një çantë në Sheshin ‘Ibrahim Rugova’ në Prishtinë. Natyrisht ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për të mos neglizhuar dyshimet për faktin se deri në atë moment nuk dihej se si ka ardhë ajo çantë violine aty,” tha zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Borovci bëri të ditur se pronarit i është kthyer mjeti në të cilin dyshohej.

“Ndërkohë që policia po kryente punën e saj, pronari i çantës së violinës ka ardhur dhe pasi është verifikur nga ana e policisë ai ka marrë atë dhe gjithçka ka përfunduar,” tha Borovci.

Më shumë

spot_img