Një person ka humbur jetën nga Covid-19 në Kosovë gjatë 24 orëve te fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1.938 persona, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 16 qytetarë.
Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.218.
E plotë nga Ministria e Shëndetësisë:
19 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.018 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 132.901 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 17.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.938 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.218.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 176.