Një viktimë dhe 141 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar tek: rajon, më 13:56 11-08-2020 Një viktimë dhe 141 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit

Një viktimë është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi.

Autoritetet maqedonase bëjnë me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 1885 persona si të dyshuar me koronavirus, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 141 prej tyre.

Në Shkup janë regjistruar 39 raste të reja, Kumanovë-10, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-8, Strugë-6, Manastir-3, Ohër-2, Gostivar-13, Kriva Pallankë-2, Koçani-3, Probishtip-1, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-3, Berovë-1, Vinicë-3, Kratovë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë-18.

Kujtojmë që në Maqedoninë e Veriut deri më tani 529 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 12,083.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012970209121704
array(1) { ["section"]=> string(103) "nje-viktime-dhe-141-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-maqedonine-e-veriut-gjate-24-oreve-te-fundit-216805" }