Kryeministri Edi Rama ka postuar faqen e njohur të udhëtimeve në Spanjë, e cila u bën thirrje turistëve që të vizitojnë Shqipërinë.
Në faqe thuhet se turistët duhet të vizitojnë Shëipërinë dhe Alpet e saj me natyrë të egër dhe magjepsës.
“Faqja e njohur e udhëtimeve në Spanjë @lonelyplanet_es promovon bukuritë e Alpeve të Shqipërisë duke ftuar turistët të vizitojnë “një vend romantik, me natyrë të egër dhe magjepsës” shkruan Rama.
“Mirë se vini në një vend romantik, të egër dhe magjepsës. Shumë larg hartës turistike, Shqipëria është e gatshme të mirëpresë udhëtarët.
Pas dekadash izolimi, vendi ballkanik i hapet botës me një përzierje të parezistueshme plazhesh të shkëlqyera, pyje të dendura dhe qytete osmane”, thuhet në faqen spanjolle.