Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
19 °
Pre
19 °
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
14 °
E enjte, 23 Mars, 2023

‘Një universitet publik ka punësuar gjithë farefisin’, gazetari e denoncon në emision

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi i emisionit investigativ ‘Stop’ Saimir Kodra, ka deklaruar sonte një fakt dramatik në lidhje me nepotizmin që është instaluar në një nga universitetet publike në vend.

Kodra theksoi se gazetarët e emisionit po investigojnë në lidhje me punësimin e pazakontë që është krijuar në atë fakultet, ku pas ca kohësh dhe do publikohet në emision si fenomen.

Ai tregoi se të rinjtë shqiptarë, specialistët dhe njerëzit e shkolluar të këtij vendi e kanë shumë të vështirë të bëjnë karrierë në mjedise të tilla, prandaj dhe vendosin të ikin nga ky vend.

“Djali, vajza, djali i tezes, kushëriri, kushëriria, goca e tezes, goca e hallës kanë kapur të gjithë universitetin dhe gjithë tentakulat, por ka mbetur vetëm rektori pa u kapur. Ka gjithë farefisin e vet të punësuar në universitet. Me të ik mendja me gjendjen që është krijuar. Mu në qendër të Tiranës”, deklaroi Kodra.

Më shumë