Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën në samitin në Madrid, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin ka “shkatërruar paqen” në Evropë dhe se kjo është kriza më e madhe e sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ai tha se presidenti i Ukrainës, Zelensky foli sot me liderët e NATO-s duke e përshkruar lidershipin dhe guximin e tij si një “frymëzim”.
Stoltenberg bëri me dije se udhëheqësit e siguruan Ukrainën se mund të vazhdojë të mbështetet tek ta, për aq kohë sa të duhet dhe aleatët do të ofrojnë ndihmë ushtarake dhe financiare.
Shtetet anëtare të NATO-s ranë dakord të forcojnë mbështetjen për Ukrainën duke premtuar një “paketë gjithëpërfshirëse ndihme”, shtoi ai.
“Do të mbështesim Ukrainën. Do të ofrojmë paketë të re ndihme për Ukrainën”, tha Stoltenberg.