Hapësire reklamuese

Bota

“Një tragjedi e tmerrshme”, Zelensky reagon zemërthyer për rrëzimin e helikopterit në Ukrainë: Dhimbja është e pa përshkrueshme

Shkruar nga Newsbomb
“Një tragjedi e tmerrshme”, Zelensky reagon zemërthyer

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky reagon i trishtuar për ngjarjen tragjike të shënuar në Kiev, kuu rrëzua helikopteri dhe ndërroi jetë ministri i Brendshëm dhe disa zyrtarë të tjerë.

Zelensky e ka quajtur një tragjedi të tmerrshme, teksa shkruan se dhimbja është e papërshkrueshme.

"Sot, një tragjedi e tmerrshme ndodhi në Brovary, rajoni i Kievit. Një helikopter SES (shërbimet e urgjencës shtetërore) u rrëzua dhe një zjarr shpërtheu në vendin e rrëzimit. Dhimbja është e papërshkrueshme," tha ai në një deklaratë për mediat sociale.

Lexo edhe: Rrëzimi i helikopterit, Xhaçka: Ngushëllimet tona të përzemërta për qeverinë dhe popullin ukrainas

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.