Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Një ton kokainë nga Brazili në Itali, arrestohen katër shqiptarët që e trafikuan me anije

Shkruar nga Newsbomb
Një ton kokainë nga Brazili në Itali, arrestohen katër

Një ngarkesë e madhe prej 1.35 ton kokainë është kapur nga karabinierët në Itali, në një operacion special kundër trafikimit të drogës. Sasia ka ardhur në dy ngarkesa të ndryshme, një në datë 2 janar dhe tjetra në datë 17 janar 2023.

Guardia di Finanza ka sekuestruar 741 pako me kokainë të mbështjella në 26 pako më të mëdha dhe të fshehura në motorët e anijes, që ishte nisur nga Brazili dhe ka mbërritur në portin e Savonës.

Operacioni i dytë që çoi në sekuestrimin e një ton kokaine erdhi pas një operacioni të parë të zhvilluar më datë 2 janar 2023, kur u kapën 350 kg "e bardhë" dhe u prangosën katër shqiptarë. Guardia di Finanza kishte mësuar dhe për mbërritjen e një ngarkese tjetër në një anije tregtare me flamur të Hong Kongut.

 

Menjëherë është aktivizuar monitorimi i ngarkesës, me mjete ajrore dhe detare, pasi ajo kishte kaluar Gjibraltarin. Dje në mëngjes anija ka mbërritur në portin e Savonës dhe operacioni është koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e kryeqytetit pulian.

Në total në dy operacione është sekuestruar 1.35 ton kokainë dhe janë arrestuar katër shtetas nga Shqipëria. Identitetet e tyre nuk bëhen ende me dije.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese