Hapësire reklamuese

Aktualitet

Një ton kokainë në Spanjë, detaje TRONDITËSE: Kush është rrjeti i RREZIKSHËM i mafies shqiptare

Shkruar nga Newsbomb

Rreth një ton kokainë u kap dy ditë më parë në Spanjë, plot 1.5 milion euro iu sekuestruan 5 të arrestuarve, mes tyre edhe dy shqiptarë.

Shqiptarët e arrestuar janë identifikuar si Dritan Gadica nga fshati Vlahej i Hasit dhe Julian Deblini, megjithëse nuk dihet nëse është identiteti i tyre i vërtetë. Megjithatë për ta dihet shumë pak. Ata dyshohet se kanë rol kryesor në këtë rrjet të trafikut të kokainës nga Kolumbia.

Ky rrjet i ri i trafikut të kokainës, sipas burimeve të inteligjencës spanjolle është formuar nag ish-ushtarë që kanë marrë pjesë në luftën ballkanike.

Newsbomb.al mëson se Interpoli disponon një raport që detajon rrezikshmërinë e këtij grupi që sjell drogë në Europë, dhe për të cilët punojnë disa kompani sigurie (security).

Rrjeti dyshohet se përbëhet edhe nga shqiptarë të tjerë. “Shumë anëtarë të këtij grupi morën pjesë në luftën e Ballkanit, dhe për këtë arsye ata veprojnë me profesionalizëm ushtarak, njihen për brutalitetin dhe efektivitetin e tyre”, thuhet ndër të tjera në Raport, transmeton Newsbomb.al.

Më tej në Raport thuhet se ata sigurojnë besimin e pjesëtarëve të tjerë të rrjetit nëpërmjet kontrollit ekonomik të tyre dhe kërcënimeve.

“Ky rrjet kriminal i Europës Juglindore karakterizohet nga besnikëria e anëtarëve të saj. Ata furnizojnë me para familjet e pjestarëve të rrjetit në Shqipëri, por në të njëjtën kohë i shndërrojnë ata në pengje duke arritur të zgjerojnë tentakulat e tyre në të gjithë Europën”, thuhet në Raportin e Interpol, raporton Newsbomb.al.

Raporti për këtë rrjet kriminal është tashmë në duart e autoriteteve në pesë shtete të botës.

Në operacionin për kapjen e tyre mori pjesë edhe DEA amerikane. Rrjeti sillte sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia me avionë privat dhe e transportonte në Spanjë në valixhe të mëdha të zeza. Ata kishin në pronësi disa kompani “security” në ishujt turistik të Spanjës, që besohet se i përdornin si për kërcënime edhe për pastrim parash. /Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll