Hapësire reklamuese

Aktualitet

Një tjetër vorbull polare po i afrohet Ballkanit, parashikohet dëborë edhe në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

I gjithë kontinenti europian është përfshirë nga i ftohti polar si pasojë e një anomalie temperaturash në stratosferë.

Vorbulla polare ka goditur disa shtete ku më e rëndë situata është në Europën lindore dhe verilindore. Në shtet si Sllovenia, Austria dhe Italia janë regjistruar temperatura të ulëta të pazakonta dhe sasi të mëdha dëbore.

Ballkani

Sipas parashikimeve të meteorologëve, Ballkani pritet të goditet sërish nga vorbulla polare që do të sjellë temperatura të ulëta, rreshje bore dhe ciklon gjatë mesit të janarit.

Midis 7 dhe 13 janarit temperaturat do të vijojnë të ulen në Shqipëri, ku më ekstremet do të jenë Korça, deri në -20 gradë celcius, Kukësi me -13C, Peshkopi -14C, Bajram Curri -16C, Ersekë -14C, Përmet -12C.

Në Tiranë termometri mund të shënojë -7 gradë celcius gjatë ditës së nesërme ndërsa 6 është temperatura më e lartë. Po nesër, të mërkurën dhe të premten ka një shans të vogël për rreshje bore në kryeqytet.

ftrhrt5gyhydegrdfgdehy4.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu