Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
34 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Një tjetër vaksinë anti-Covid, Novavax rezulton 90% efektive dhe e sigurtë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kompania Novavax ka bërë të ditur se vaksina e tyre anti-Covid është 90% efektive. Ky vendim ka ardhur pas një sërë kontrollesh dhe testimesh nga shkencëtarët më të mirë në SHBA dhe Meksikë.

Bazuar në të dhënat fillestare kompania ka thënë se efikasiteti ka qenë 90% në të dhënat fillestare dhe ka rezultuar e sigurt.

Vaksina e Novavaxit është e lehtë për t’u ruajtur dhe transportuar. Sipas kompanisë pritet që kjo vaksinë të luajë një rol të rëndësishëm në furnizimin me vaksina të shteteve në zhvillim.

Kompania ka thënë se planifikon të kërkojë autorizim për vaksinën në SHBA, Evropë dhe shtetet e tjera nëpër botë deri në fund të shtatorit dhe do të jetë në gjendje të prodhojë deri atëhere rreth 100 milionë doza në muaj.

“Shumë nga dozat tona të para do të shkojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe ky ishte qëllimi për të filluar,” tha Shefi Ekzekutiv i Novavax Stanley Erck.

Në studimin e Novavax u përfshinë rreth 30.000 njerëz të moshës 18-vjeç e lart në SHBA dhe Meksikë. Një pjesë e tyre morën dy dozat e vaksinës, me tre javë diferencë dhe pjesa tjetër mori vetëm një dozë.

Më shumë

spot_img
spot_img