Shqiptarët tashmë mund të udhëtojnë vetëm me pasaportë, pa qenë nevoja për të marrë vizë, në Armeni.
Prej 10 korrikut të 2018-ës, çdokush që ka pasaportë shqiptare mund të vizitojë Armeninë dhe të qëndrojë për një periudhë 6 mujore (180 ditë) brenda një viti.
Armenia shpreson se heqja e regjimit të vizave me disa shtete gjatë muajve të fundit do të ndikojë pozitivisht në rritjen e numrit të turistëve.