Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Një tjetër shqiptar që do pasaportë britanike”, gazetarja Alice Taylor tregon rastin: Fëmijët po bullizohen për shkak të gjuhës së politikanëve

Shkruar nga Newsbomb
“Një tjetër shqiptar që do pasaportë britanike”,

Alice Taylor, gazetare britanike që jeton prej disa vitesh në Shqipëri ka folur për gjuhën diskriminuese që po përdoret nga poltikanët britanik për shqiptarët.

Ajo u shpreh se gjuha e përdorur ka shkaktuar edhe bullizim tek të fëmijët shqiptarë që jetojnë në Britani.

Gazetarja madje ka treguar edhe rastin kur ka telefonuar zyrën e pasaportave britanike për të pyetur për pasaportën e vajzës së saj, por që personi me ironi i është përgjigjur “një tjetër shqiptar që do pasaportë brptanike”.

“Para tre katër muajsh, telefonova zyrën e pasaportave britanike, për të pyetur për pasaportën britanike të vajzës sime. Dhe personi që m’u përgjigj në anën tjetër të telefonit, që punonin në një departament qeveritar më tha “një tjetër shqiptar që do pasaportë britanike”.

Unë kam miq në Mbretërin e Bashkuar me fëmijë shqiptarë, që bullizohen dhe veçohen për shkak të kësaj retorike, që vjen kryesisht nga politika” tregoi ajo në emisionin "Inside Albania" të transmetuar në “Euronews”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese