Tirana
few clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
28 %
9.3kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
16 °
Sht
14 °
E martë, 28 Mars, 2023

Një tjetër PASTRUESE vihet në pranga në Tiranë, vodhi shuma të mëdha PARASH te shtëpia ku ishte punësuar (EMRI)

Lajme të ngjashëm

Arresohet një tjetër pastruese në Tiranë. Bëhet me dije se Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasen Elida Kodra e cila ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së shtetasit Z. E., në rrugën “Vaso Pasha” në kryeyqtet.

Një javë më parë kjo shtetase ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të reja. Gjatë kontrollit në çantën e saj efektivët gjetën dhe sekuestruan 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të reja.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Gracka”.

Vodhi shuma parash në një banesë, vihet në pranga ish-punonjësja e mirëmbajtjes së kësaj banese.

Sekuestrohen 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në provat e siguruara gjatë një pune të mirëfilltë hetimore për vjedhjen e disa shumave parash, në një banesë në rrugën “Vaso Pasha”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gracka”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetases E. K., banuese në Tiranë.

Nga provat e siguruara gjatë hetimit ka rezultuar se shtetasja E. K., e cila ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së shtetasit Z. E., në rrugën “Vaso Pasha”, gjatë javës së fundit ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

Gjatë kontrollit të çantës së shtetases E. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë