Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
31 °
Enj
31 °
Pre
31 °
Sht
30 °
E martë, 24 Maj, 2022
spot_img

Një tjetër mjek kundër Beqajt, ka protesta për testimin e Ministrisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas problemeve brenda maxhorancës me qëndrimin kundër të përfaqësuesve të LSI dhe daljeve publike të disa doktorëve dhe profesorëve të njohur, tashmë një tjetër mjek me eksperiencë dhe influencë, shfaqet kundër testimit të propozuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Doktor Apostol Vaso ka shfaqur sërish idenë kundër provimit ndaj mjekëve që kërkohet me insistim nga ministri Ilir Beqaj.

“Mjekesia duke qene me e marginalizuar nga politika dhe duke pasur vecorine e kujdesit ndaj shendetit , I ka shpëtuar këtyre sulmeve shumë shekullore. Ne ditet tona, ajo ka patur sulme dhe nderhyrje te nje natyre tjeter, sepse kapitalizmi eshte i orientuar ndaj parase. Mjekesia nuk diskutohet qe sot eshte nje treg shume i rendesishem per te fituar para, keshtu qe nuk do te ngelej jashte veshtrimit dhe oreksit te atyre qe gjuajne parane. Por kjo nderhyrje e drejte per drejte ne thelbin e vecorise se komunitetit mjkesor eshte e padegjuar dhe e pa EVIDENTUAR me pare. Ky eshte sulm ndaj te vetmes strukture funsionale te demokracise se vertetë” shkruan profesor Vaso.

“Te marten Komisioni Parlamentar i Shendetesise ka ftuar Ministrin e Shendetesise per te dhene opinionin e tij per debatin mbi testimin. Ky eshte nje moment shume i rendesisishem i perpjekjes sone per te mbrojtur nderin tone professional. Ky komision duhet te qartesohet se kjo metode e propozuar nga politika akuale e demton rende moralin e sistemit tone shendetesor dhe kerkohen vite per ta korigjuar” thotë Vaso.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img