Tirana
clear sky
-4.5 ° C
-4.5 °
-4.5 °
74 %
1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Një tjetër kompani kriptomonedhash shpall falimentimin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Firma e kriptomonedhave BlockFi ka shpallur sot falimentimin, vetëm pak ditë pasi të njëjtën gjë bëri një prej kompanive më të mëdha në botë për këmbimin e kriptomonedhave, FTX.

Në dosje, BlockFi tregon se ka më shumë se 100,000 kreditorë, me detyrime dhe asete që varionin nga 1 miliard dollarë deri në 10 miliardë dollarë.

Kompania e kriptove, e cila ofron një shkëmbim tregtar dhe shërbim kujdestarie me interes për kriptovalutat, ishte një nga firmat e shumta që u përballën me probleme serioze të likuiditetit pas falimentimit të kompanisë me bazë në Singapor, Three Arroës Capital.

Kompania me bazë në Jersey City, New Jersey kishte ndaluar tërheqjet e depozitave të klientëve dhe pranoi se kishte pësuar “ekspozim të konsiderueshëm” ndaj kompanisë FTX tashmë të falimentuar.

“Ne kemi ekspozim të konsiderueshëm ndaj FTX dhe entiteteve korporative të lidhura përfshi edhe detyrimet që na kanë nga Alameda, aktivet e mbajtura në FTX.com dhe shuma të patërhequra nga linja jonë e kreditit me FTX.US”,  tha në deklaratë BlockFi.

BlockFi, e cila u vlerësua për herë të fundit në 4.8 miliardë dollarë, sipas PitchBook – është në mesin e shumë firmave të kriptove që ndjejnë presionin e kolapsit të FTX. Në korrik, FTX hyri për të ndihmuar BlockFi të shmangë falimentimin duke  zgjeruar një strukturë kredie rrotulluese prej 400 milionë dollarësh  dhe duke ofruar blerjen e mundshme të huadhënësit të rrethuar.

Më shumë


spot_img









spot_img