Hapësire reklamuese

Aktualitet

Një tjetër kandidat 'tradhton' PD, pranon mandatin e deputetit (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Një tjetër kandidat i Partisë Demokratike ka dorëzuar në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit.

Behet fjalë për kandidatin me numrin 35 në listën e Qarkut të Tiranës, Indrit Fatmir Hoxha.

Indrit Hoxha ka mbajtur postin e Sekretarit të Burimeve Njerëzore në Forumin Rinor të PD-së.

Pritet që ai të marrë mandatin nga KQZ, për t'u betuar më pas në seancën e radhës plenare.

Bashkë me Hoxhën shkon në 111 numri i deputetëve, ndër të cilët 79 nga maxhoranca, 14 nga LSI dhe 18 nga PD.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll