Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
27 %
3.1kmh
40 %
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Një tjetër i ri shqiptar dënohet me burg në Britani, shkoi të punojë si berber por përfundoi fermer kanabisi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një i ri shqiptar është dënuar me 27 muaj burg nga një gjykatë në Britaninë e Madhe pasi u kap duke kultivuar kanabis në një banesë.

Aksioni i policisë britanike u realizua gjatë karantinës së pandemisë në Rotherham, ku agjentët zbuluan banesën e mbushur me bimë kanabisi dhe pajisje për kultivimin e tyre.

Ardjan Allushi tentoi të arratisej duke u hedhur nga dritarja por policia arriti ta arrestojë në rrugë.

Avokati mbrojtës tha në seancën gjyqësore se Allushi kishte mbërritur në Britani me shpresën për të punuar si berber, por kur pandemia e koronavirusit nisi, ai e humbi këtë mundësi dhe u përfshi me disa persona të tjerë të cilët e rekrutuan si fermer kanabisi.

24-vjeçari shqiptar pranoi përfshirjen e tij, ndërsa gjykatësi e dënoi me 27 muaj burg.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img