Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Një tjetër grup kërkon largimin e Bashës, mes tyre emra me peshë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas grupimit ‘Basha Ik’ që pak minuta më parë me anë të një deklarate kërkoi doreheqjen e Bashës, një tjetër grup deputetësh është ngritur kundër kreut të PD-së, Lulzim Basha, ku kërkojnë dorëheqjen e tij, pas rezultatit të dobët të opozitës në zgjedhje.

Në këtë grup të dytë dallojmë emra shumë të rëndësishëm në Partinë Demokratike shumë ish ministra dhe ish deputetë.

DEKLARATA E PLOTE E GRUPT:

Të shqetësuar:

-Për rezultatin katastrofik te PD në këto zgjedhje;

-Për thellimin e dobësimit të kapaciteteve konkuruese elektorale dhe organizative të PD-së

-Për shkeljet e rënda dhe nëpërkëmbjet statutore 4 vjeçare,

-Për kërcënimin e identitetit tonë si demokrate nga goditjet sistematike të qëllimshme e kompleksive të simboleve të PD,

-Për mospërfilljen e vazhdueshme të forumeve vendimmarrëse të PD-së;

-Për mungesën e një perspektive të afërt, të qartë,shpresëdhënëse për demokratët;

Të ndërgjegjshëm për peshën e rēndë të misionit opozitar përballë maxhorancës të pamerituar dhe të pakontrolluar të Edi Ramë-s e cila u mundësua nga sjellja e papërgjegjshme dhe pazaret okulte politike të Lulzim Bashës,

Të ndodhur në një situatë të paprecedent të rënies së rezultateve elektorale të PD-së gjatë kohës së qënies në opozitë dhe të precedentit të zbatuar ne PD nga Kryetari i Partisë,për raste të tilla;

Kërkojmë:

1.Dorëheqjen e menjëherëshme dhe të parevokueshme të Kryetarit, Lulzim

Basha, si përgjegjës i vetëm për humbjen e paprecedent dhe dramatike të PD në këto zgjedhje si dhe për dështimet e njëpasnjëshme elektorale gjatë mandatit të tij.

2. Fillimin e një procesi të analizës dhe reflektimit serioz e te pergjegjshem per Rindërtimin e shpejtë te PD, si hap i parë për ringritjen e të djathtës në Shqipëri.

3. Zhvillimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës dhe me garanci të

plota statutore dhe të çliruar nga çdo ndikim i hapur ose i fshehtë.

I bëjmë thirrje cdo demokrati që t’i bashkangjitet listës së hapur që shoqëron këtë qëndrim.

Besnik Mustafaj

Gjergj Lezhja

Tomorr Alizoti

Julian Deda

Leonard Olli

Zana Guxholli

Majlinda Bregu

Genc Ruli

Ridvan Bode

Armand Teliti

Astrit Patozi

Keltis Kruja

Agron Musaraj

Igli Cara

Ardian Kollozi

Rajmond Hoxha

Eleina Qirici

Gjergji Papa

Bedri Hoxha

Roland Keta

Kreshnik Bozho

Gent Minarolli

Mirgen Lata

Shrefedin Shehu

Fabian Topollaj

Grigels Mucollari

Arieta Keci

Andi Permeti

Kozma Dashi

Ferdinand Shehu

Roland Keta

Dashnor Sula

Shaban Memia

Arqile Gorea

Artur Shehu

Vasillaq Ndreko

Ermira Qosja

Luter Nuraj

Atird Hoxha

Viktor Bezhani

Gjovalin Bzheta

Edi Vecani

Vilson Haxhiraj

Agron Hasanbasha

Mirela Mucaj

Remzi Haxhiu

Bedri Luku

Iriat Hyka

Mirela Hasanaj

Ilia Milo

Artur Ajazi

Edlira Jakova

Renato Preza

Koco Bello

Valter Miza

Ramadan Hoxha

Genci Doci

Ilir Laci

Bedri Mihaj

Florian Dani

Vasillaq Ngresi

Nexhmi Dokollari

Ermir Petriti

Demir Gjana

Spartak Shaholli

Armand Cenolli

Aurel Agolli

Ilir Kondi

Ndue Paluca

Guri Tatari

Ilir Krosi

Kristo Cipa

Nexhmie Xhuveli

Vasil Milo Rrapo 

Më shumë

spot_img