Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
0kmh
20 %
Hën
35 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
35 °
Pre
26 °
E hënë, 8 Gusht, 2022
spot_img

Një tjetër ditë e ZEZË për Britaninë: Raportohen qindra të vdekur në 24 orë nga covid-19 (SHIFRAT E PLOTA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një tjetër ditë e errët shënohet për Mbretërinë e Bashkuar, teksa në 24 orët e fundit ka raportuar 763 viktima, duke e çuar në 18.100 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura.

albsig

Shifrat përfshijnë Anglinë (670), Skocinë dhe Uellsin dhe Irlandën e Veriut (93). Megjithatë, pritet në vijim një përmbledhje më e plotë e shifrave nga Departamenti i Shëndetësisë.

Ndërkohë me 4451 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve në Mbretërinë e Bashkuar shkon në 133.495.

Mendohet që koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar të ketë vrarë më shumë se 41.000 njerëz, ku mund të përfshihen edhe vdekjet jo-spitalore.

Një analizë e statistikave të prapambetura nga Financial Times ka parashikuar që, me kohën që shtohen vdekjet në shtëpi dhe vdekjet e pa regjistruara në spital, mund të dalë se 41.102 njerëz kanë vdekur deri më 21 prill.

Numri zyrtar ndërkohë deri dje ishte 17,337. Që nga fillimi i pandemisë në vendin ishull janë bërë më shumë se gjysëm milioni testime.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img