Hapësire reklamuese

Politikë

“Një tjetër ditë e gjatë”, Rama falenderon qytetarët e Fierit

Shkruar nga Newsbomb
“Një tjetër ditë e gjatë”, Rama falenderon

Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë të shtunë në qytetin e Fierit, ku ka zhvilluar disa takime me qytetarët.

Ai ka postuar pak më parë një foto ku shfaqet i ulur në karrige dhe me telefon në dorë, ndërsa shpreh falenderime pafund për qytetarët të cilët e mirëpritën.

“Një tjetër ditë e gjatë për mijëra falenderime të pamundura në drejtim të atyre që takova në kryeqytetin e socialistëve, ku puna e madhe e njerëzve flet vetë kudo, po ku edhe puna e Armandos dhe Bashkisë së Fierit meriton respektin e kujtdo” shkruan Rama në postim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.