Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Një Teatër i ri Kombëtar

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro,  tha se godina e Teatrit Kombëtar është jashtë funksionit  dhe çdo përpjekje për ta rikonstruktuar do të ishte një investim i shkuar dëm.

Kumbaro pohoi se ka identifikuar  një zonë në Tiranën e re ku do të ndërtohet një hapësirë skenike për të mos krijuar shkëputje të aktiviteteve.

 “Ministria e Kulturës ka identifikuar tashmë një hapësirë të lirë në Tiranë, të papërdorur në gjithë këto vite po në qëndër të Tiranës për të ndërtuar një hapësirë të re skenike në shërbim të aktorëve, do jetë një qendër arti multifunksionale me skena dhe salla ekspozimi. Kjo hapësirë është në Tiranën e Re. Ndërkohë për Teatrin do të shkohet drejt një koncepti të një Teatri të Ri”- citoi Kumbaro  mbrëmë në emisionin “Tonight”.

Ende nuk bëhet e ditur se kur do të zhvendoset Teatri Kombëtar drejt godinave të reja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese