Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
E premte, 9 Qershor, 2023

Një stadium i ri për Tiranën

Lajme të ngjashëm

Prej disa javësh stadiumi “Selman Stermasi” po i nënshtrohet rikonstruksionit, i cili parashikon vendosjen e një tapeti të ri si dhe stolat ku do të ulen tifozët

Ndeshjet në shtëpi për fazën e tretë të këtij sezoni ekipi kryeqytetas i Tiranës pritet ti zhvillojë në një stadium me një pamje dhe kushte krejt të tjera nga ato që aktualisht janë. Prej disa javësh stadiumi “Selman Stermasi” po i nënshtrohet rikonstruksionit, i cili parashikon vendosjen e një tapeti të ri si dhe stolat ku do të ulen tifozët. Në ambientet brenda stadiumit dhe dhomat ku do të qëndrojnë lojtarët do të ketë gjithashtu ndërhyrje, për të krijuar në këtë mënyrë kushte sa më të mira.

Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka deklaruar disa ditë më parë në një konferncë për mediat se punimet pritet të përfundojnë brenda datës 15 shkurt, ndërsa stadiumi pritet të ketë një kapacitet deri në 7000 vende. Halili është shprehur i bindur se “Selman Stermasi” do të jetë shumë shpejt një stadium konform standardeve që kërkon UEFA.

Më shumë