Hapësire reklamuese

Dossier

Një SHQIPTAR i përfshirë te atentatet në PALERMO? Zbardhen përgjimet e kapos së mafias siçiliane TOTO RIINA: Sillni një ekspert si ai nga Shqipëria

Shkruar nga Newsbomb
Një SHQIPTAR i përfshirë te atentatet në PALERMO? Zbardhen

Një shqiptar mund të ketë qenë i përfshirë në disa nga vrasjet mafioze më të bujshme në Palermon e viteve 80’ deri në 90’.

Përgjimet e vitit 2013 zbulojnë fakte të reja dhe tronditëse se si funksiononte mafia sçiliane e drejtuar nga një prej kokave më famëkeqe, Salvatore Riina i njohur edhe si Toto Riina.

Përgjimet ambientale janë realizuar kur Riina ishte 41-vjeç dhe rrëfen planifikimin e një prej masakrave më të rënda, asaj të “Via D 'Amelio” në vitin 1992, ku nga shpërthimi i një makine bombë mbetën të vrarë 6 persona, ndër ta prokurori i antimafias Paolo Borselino dhe shoqëruesi i tij, transmeton newsbomb.al.

Për herë të parë, përgjimet ambientale që u realizuan në atë kohë, por të dekriptuara së fundmi, zbulojnë se një shqiptar mund të ketë patur rol të rëndësishëm në një prej këtyre masakrave.

Kush është shqiptari që përmend Toto Riina

Në një bisedë të datës 6 gusht 2013 “Capo dei capi” zbulon se me ekzekutimin e Borselinos është marrë bosi i mafias siçiliane Matteo Messina Denaro.

Unë i thashë, atëherë bëhuni gati, le të presim atje. Te “quello della luce”… edhe pse e vendosur….të gjitha gjërat duhet të jenë gati. Të gjitha….Unë i thashë, nëse ke nevojë të vendosësh disa qindra kilogram më shumë”.

Këtu Toto Riina flet për parkimin e një makine “Fiat 126” me 100 kilogram tritol pranë shtëpisë së nënës së prokurorit Borsellino. Ndërsa mediat italiane “quello della luce” e interpretojnë se Riina i referohet pikërisht Denaros.

Gjatë përgjimit që u krye kur Riina ishte në arrest shtëpie në Palermo, ai zbulon se u angazhua vetë në përgatitjen e atentatit, raporton gazeta italiane “ildubbio”.

Unë luftova kundër tij, tre, katër ditë, makina u vendos atje. Unë shkova për të ndryshuar parkingun. Kur them se dikush duhet të punojë! Ai duhet të punojë sepse duhet të kuptojë që nëse të duhet një vend afër shtëpisë, duhet të punosh, duhet ta kërkosh, duhet të “luftosh” ta marrësh, dhe të vendosësh makinën”, vijon Toto Riina.

Por kush ishte eksperti i eksplozivëve që erdhi nga Shqipëria?

Ju dilni me makinë dhe vendoseni atë brenda. Pastaj shko ta gjesh, shko ta gjesh, si ai që erdhi vetëm nga Shqipëria. Shko të gjesh një ekspert si ai”, thotë Toto Riina. Hetuesit italianë dyshojnë se bëhet fjalë për një person, për të cilin flet edhe mafiozi i penduar Gaspare Spatuzza. Ai tha në dëshminë e tij pas arrestimit se në garazhd ishte dikush që s’e njihte. A ishte ai shqiptari? Dhe nëse po, në cilin atentat bashkëpunoi?

Hetuesit italianë janë të mendimit se “eksperti që erdhi nga shqipëria” mund të ketë patur gisht në një tjetër atentat dhe jo në vrasjen e Borselinos.

Kjo për arsye se kur përmend shqiptarin, Toto Riina flet për planifikimin lidhur me “Nino”-n, mafiozin italian Antonino Madonia, i cili në korrik të 1992 ishte në burg ndaj dhe Riina s’mund të koordinohej me të për ekzekutimin e Borselinos.

Shqiptari dyshohet se ishte pjesë e ekzekutimit mafioz të prokurorit Rocco Chinnici në 9 korrik të 1983 në Palermo.

Pino Greco shpërtheu eksplozivin me urdhër të xhaxhait të tij Michele Greco. Në vitin 2002 për këtë vrasje u dënuan Bernardo Provenzano, Salvatore Riina, Raffaele Ganci, Antonino Madonia, Salvatore Buscemi, Nenè Geraci, Giuseppe Calò, Francesco Madonia, Salvatore dhe Giuseppe Montalto, Stefano Ganci dhe Vincenzo Galatolo.

Por identiteti dhe roli i shqiptarit mbeti mister. Toto Riina vdiq në 17 nëntor të 2017-ës, një ditë pas ditëlindjes së tij të 87-ë. /Newsbomb.al

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.