Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Një Shqipëri e fortë me shtet të fortë”, Ahmetaj: Kemi pësuar rritje ekonomike duke thyer kështu parashikimet e institucioneve kombëtare

Shkruar nga Newsbomb
“Një Shqipëri e fortë me shtet të fortë”,

Zëvëndës kryeministri, Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij në seancën plenare ka bërë me dije se Shqipëria ka pësuar një rritje ekonomike prej 8%, shifër kjo e cila ka thyer dhe prashikimet e institucioneve kombëtare.

Sipas Ahmetajt falë reformave dhe programeve të mirëmenduara vendi jonë gjatë këtij mandati të tretë të qeverisë Rama do të ketë rritje ekonomike.

Gjithashtu zv.kryeministri bëri me dije se vendi ka arritur të rimëkëmbet nga goditjet e njëpasnjëshme të tërmetit dhe pandemisë.

“Shqipëria do të jetë një vend me rritje ekonomike falë një programi. Një vend me fëmijë fluentë në anglisht, sapo e filluam reformën me mësim të detyruar të anglishtes që në klasë të parë, me përdorim të teknologjisë, zero taksa për biznesin e vogël, kampion rajonal në turizëm, me të rinj të cilët gjejnë mundësi në reformat tona. Mandati i tretë shpalos hap pas hapi planin tonë që bazohet në pesë shtylla. Rimëkëmbja e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia, mirëqënie për të gjithë, modernizim për ekonominë, turizëm, bujqësi, trasporti dhe shërbimet. Një Shqipëri e fortë me një shtet të fortë.  

Askush nuk është i paprekshëm nga fatkeqësitë natyrore kjo mazhorancë tregoi që në kohë të vështira si ato që kaluam shprehja më e lartë dhe fisnike e politikës reflektohet për të bërë xgjidhje të vështira, për të marrë vendime që më parë na dukeshin të pamundura.  Gjatë vitit 2021 ka pësuar një rritje ekonomike me 8%, ka thyer kështu parashikimet e institucioneve kombëtare të cilat mendonin 7%. Bëmë një paketë për 80 miliardë lekë si mbështetje për pandeminë, mbështetëm gjysmën e të punësuarëve në sektorin privat. Dyfishuam ndihmën ekonomike, garantum rimbursimin e barnave për të infektuarit me Covid. Kemi rifituar të gjitha vendet e punës të cilat i humbëm nga pandemia”, tha Ahmetaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll