Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
2.6kmh
75 %
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
E hënë, 29 Nëntor, 2021
spot_img

Një shoqëri pa sondazh, është si shoqëri pa mendim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cdbd5696fe56b73e9055e683143c6093

Nga Denis Dyrnjaja

Demokracitë e vërteta dhe të konsoliduara kanë zhvilluar një institucion të rëndësishëm dhe të besueshëm sikurse janë SONDAZHET. Ato mund të konsiderohen edhe një lloj referendumi virtual ku njerëzit votojnë verbalisht për të shprehur mendimin e tyre për çështje ose individë të caktuar me ndikim publik dhe politik. Sikurse çdo gjë tjetër ende primitive në pseudo-demokracinë ose demokracinë tonë hibride edhe sondazhet ose keqrealizohen, ose keqpërdoren në rastin kur nevojiten.

Sondazhet e besueshme do ishin treguesi i vërtetë se çfarë mendojnë njerëzit për aktualitetin dhe janë një indikator i besueshëm përtej mendimit të individëve që kanë krijuar të ashtëquajturin opinion publik në emër të askujt. Çdo vit janë me miliona eurot dhe dollarët që investohen për Organizatat Jofitimprurëse, por asnjëra prej tyre nuk ka marrë mundimin të hyjë në rrugën e sundimit të opinionit publik në mënyrë të paanshme, reale dhe profesionale. Ndaj shpesh opinioni keqorientohet me ose padashje dhe krijohen perceptime sikur mbështeten kauza apo individë në mënyrë fiktive. Manipulimi publik me taborë, nuk prodhon realitete por gënjeshtra sugjestionuese ose vetësugjestionuese që prodhojë zhgënjim!

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img