Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Një shkrim që duhet lexuar nga Ksenofon Krisafi: Ata që hiqen si 'më të fortët' e gadishullit, s’mund të zgjasin duart ku e kur të duan! Shqiptarët kanë nevojë për LIDERA

Shkruar nga Newsbomb
Krisafi

Një artikull që duhet lexuar ky nga profesor Ksenofon Krisafi.

Ai fut në ‘skaner’ gjithë rrugëtimin e Shqipërisë në raport me Europën duke kujtuar copëtimin që iu bë vendit tonë nga diplomacia e fuqive të mëdha. Sakaq, profesori thotë se shqiptarët kanë nevojë për lidera që të punojnë e luftojnë për ta.

“Diplomacia e Fuqive të Mëdha u prishi jetën disa qindra mijëra njerëzve, i ndau në mënyrë të dhunshme nga njëri-tjetri. U ndanë prindërit nga fëmijët, vëllezërit nga motrat. Dhe ç’ishte më e keqja, ata që mbetën në shtetet fqinje iu nënshtruan masakrave, mizorive, politikave asimiluese, shfarosëse që morën format e genocidit. Iu mohuan gjuhën, përkatësinë etnike, iu mbyllën shkollat, iu prishën kishat ose xhamitë, iu ndërruan emrat, kombësinë fenë, kërkuan me insistim realizimin e amnezisë historike dhe kombëtare.

Shqiptarët rezistuan me aq sa mundën, por albanofagët vazhdonin të kishin në krah si përherë të njëjtat Fuqi të Mëdha, të cilat vazhdonin simpatitë dhe përkrahjen ndaj fqinjëve, kurse shqiptarët liheshin në shpërfilljen e harresës”, shkruan Krisafi.

Që të shohësh përpara dhe të ecësh drejt të ardhmes duhet të njohësh të kaluarën, historinë, rrugën e përshkuar, vështirësitë, duhet të vlerësosh gjakun e dëshmorëve. Që të pretendosh të realizosh objektiva të caktuara në fushën e politikës së jashtme, afirmimin ndërkombëtar, anëtarësi në BE, në OKB dhe në organizata të tjera ndërkombëtare etj., duhet të dëshmosh personalitet, duhet të tregosh respekt, solidaritet njerëzor e kombëtar, frymë tolerancë, ekuilibër, bashkëpunim, në radhë të parë me vetveten, me vëllezërit e tu të një gjaku dhe pastaj me të tjerët.

Përndryshe, nga këta të tjerët do marrësh trajtim shpërfillës, pa respekt, pa vlerësim”, shkruan më tej profesori.

“Paqja nuk iu nevojitet vetëm shqiptarëve, por të gjithëve, ju duhet edhe fqinjëve, të cilët prej rreth një shekulli e gjysmë vetëm e kafshojnë territorin shqiptar me lloj lloj mënyrash, formash e pretekstesh. Edhe ata kanë jo më pak detyrime ndaj paqes ballkanike dhe nuk iu lejohet që të intimidojnë, kërcënojnë dhe ta trazojnë Ballkanin me pretekste trashanike. Ata që, shpesh hiqen si “më të fortët” e gadishullit, nuk kanë të drejtë të mendojnë se janë të lirë që të zgjasin duart ku e kur të duan dhe të konsumojnë frytet e paqes së garantuar nga luajaliteti dhe ndonjëherë edhe nga servilizmi i atyre që janë në krye të shqiptarëve. Shqiptarët kanë nevojë për liderë që të mendojnë, të punojnë dhe të luftojnë për ta, në bashkëpunim, aleancë e miqësi me partnerët e tyre të mëdhenj.”, thotë ndër të tjera Krisafi.

Artikullin e plotë shkruar për gazetën Dita, mund ta lexoni këtu

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll