Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Një shaka?’, Doris Pack reagon për Teatrin Kombëtar: Rama po lan duart në mënyrë të pafajshme

Shkruar nga Newsbomb
Doris Pack

Ish-eurodeputetja gjermane, Doris Pack Doris Pack ka reaguar pas vendimit të sotëm të Këshillit të Ministrave i cili i kaloi në pronësi Teatrin Kombëtar Bashkisë së Tiranës, me qëllim ndërtimin e një godine më bashkëkohore.

Përmes një postimi në Twitter, në Ditën e Europës ajo shprehet se kryeministri Edi Rama duke mosrespketuar vlerat europiane, po i lan duart e tij në mënyrë të pafajshme.

 ‘Një shaka? Jo! në Ditën e Evropës, 9 maj, #Rama duke mosrespketuar vlerat europiane, po i lan duart e tij në mënyrë të pafajshme duke transferuar Teatrin Kombëtar, tek shoku i tij i ngushtë Veliaj kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili do të shkatërrojë një ndërtesë të trashëgimisë kulturore me interes evropian’ shkruan Pack.

Screenshot_5.png

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.