Një 'selfie' që mund t'i kushtojë burgun, turisti austriak dëmton statujën me vlera të mëdha në Itali

Publikuar tek: bota, më 12:15 03-08-2020 Një 'selfie' që mund t'i kushtojë burgun, turisti austriak dëmton statujën me vlera të mëdha në Itali Skulptura qe demtoi turisti austriak

Një fotografi "selfie" mund t'i kushtojë shumë një turisti austriak, për shkak se ka dëmtuar një nga skulpturat me vlerë të paçmuar në Itali.

Skulptura e Antonio Canovas, “Paolina Borghese”, në muzeun e Possagnos (Treviso), u dëmtua nga turisti austriak që i theu gishtërinjtë e saj.

Lajmin e bëri të ditur kritiku i njohur italian i artit, Vittorio Sgarbi, i cili është president i fondacionit “Antonio Canova”.

“Pas rihapjes së muzeve, dhe mes tyre ai i Possagnos, ka një episod të bujshëm, i cili nuk vjen nga vizitorët italianë ose nga qytetarë jo të BE-së, por nga një turist austriak që ka vendosur të pozojë për një selfie, i ulur në Borghese Paolina, duke thyer gishtërinjtë e saj”, tha Sgarbi.

“Kërkoj nga policia dhe drejtësia qartësi dhe ashpërsi, që të identifikojë vandalin e pavetëdijshëm dhe që ai të mos ia hedhë pa u ndëshkuar”, përfundon ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministrja më e re në botë i jep fund beqarisë, martohet me ish-futbollistin
»
Article Logic
Execution time: 0.011642932891846
array(1) { ["section"]=> string(105) "nje-selfie-qe-mund-t-i-kushtoje-burgun-turisti-austriak-demton-statujen-me-vlera-te-medha-ne-itali-215918" }