Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
28 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Një rrugë e re në Njësinë 5, Veliaj: PD-LSI gënjejnë për çekun e bebes, nuk e dhanë kur ishin në Bashki

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

423fe271a4fcd73d82cb1e80d8ff5123

Bashkia e Tiranës vijon me investimet në infrastrukturën rrugore të Njësisë 5, të cilat po transformojnë cilësinë e jetesës për banorët e zonës. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Eljo Hyska, inspektuan sot segmentin e ri që lidh rr. “Liman Kaba” me rr. “Muharrem Butka”.

 

Veliaj tha se ky investim i jep një frymëmarrje të re kësaj zone, por shton edhe vlerën e pronës për qytetarët. “Lajmi i mirë është se kjo rrugë lidh Njësinë 5 me Lagjen 13. Më përpara, makinave u duhej të bënin një zig-zage mes pallateve, ku fëmijët dhe të moshuarit nuk guxonin të dilnin. Sot është transformuar e gjithë zona. Kujtoni “Rrugën e Kosovarëve” para 5 vitesh, ishte një baltovinë e madhe. Sot është rruga më e lakmuar dhe më të shtrenjta në Tiranë. Tani rr. “Liman Kaba” do të vazhdojë drejt, kemi hequr lavazhin, hapëm të gjithë aksin, po bëjmë trotuaret siç duhet, me të gjitha hapësirat e nevojshme, me instalimet nën tokë, që të mos e hapim më. Ky investim i rrit vlerën pronave përreth me 20-30% në vit”, sqaroi Veliaj.

Ai shtoi se, vetëm 5-6 vitet e fundit, vlera e pronës në Tiranë është rritur mesatarisht 60-70%. Mandej, lajmëroi edhe ndërtimin e një shkolle të re, që do të mbajë emrin e shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli.

“Ndërtimi i shkollës “Dritëro Agolli” është një tjetër lajm i shkëlqyer. Është një mënyrë për ta përkujtuar me një institucion arsimor emrin e tij të madh, i cili i bën nder zonës. Pas shkollës, radhën e kanë Kopshti Zoologjik dhe Kopshti Botanik, për t’i dhënë Njësisë 5 një buqetë të mirë investimesh. Këtë fundjavë sapo hapëm edhe një qendër shëndetësore, ndaj kush është i regjistruar në anën tjetër të autostradës, nuk kanë nevojë të dyndet tek qendra në ish Bllok”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se vetëm duke punuar çdo ditë, pavarësisht kushteve të motit, mund të ecet përpara. “Se ka shi, se ka diell, se është fundjavë, se është ditë jave, vetëm duke punuar ecim përpara. Kush fle gjumë, kush gënjen, kush mund t’i kishte bërë këto punë kur e kishin Tiranën për 4 vite, mund ta kishin dhënë çekun e bebes, por nuk e dhanë – çfarë do bëjnë tani për 5 ditë? Për ata që flasin për rininë, ju kujtoj se janë autorët e “Kristalit” dhe “Vitrinës”, që lanë një gjeneratë të tërë rrugëve. Prandaj, pas 80 ditësh, Njësia 5 duhet të na japë notën: Ishte më mirë gjumi apo është më mirë puna?!” nënvizoi Veliaj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img