Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Një replikë pak vulgare me Andi Bushatin!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6cb2568e762c88b7984118ce945416d0

E kam intervistuar disa herë Andi Bushatin në Top Talk. Edhe dje ndërsa ndiqja situatën që ndodhte në zyrat e FRD-së, një partie politike të krijuar nga ish presidenti Bamir Topi, anulova të ftuarin e parashikuar dhe thashë po marr Bushatin.

Nuk u lidhëm dot dhe për pasojë se mora dot live reagimin dhe mendimin e tij në studio për atë që po ndodhte në përleshjen e stisur si rastësore mes presidentit të republikës dhe policëve bashkiakë që ruanin godinën e bashkisë, por të dhënë në përdorim një partie politike.

Bushati këtë qëndrim e shfaqi më vonë në një editorial në portalin e tij “lapsi.al” pas ngjarjes kur Ilir Meta u shfaq në atë skenë të paprecedentë me gjithë potencialin e tij personal fizik, gjestikulues dhe shantazhues. Sigurisht do ishte habi mos habitesh me atë që panë shqiptarët sesi presidenti u gjend aty “rastësisht” dhe pastaj kuptoi menjëherë se duhej të ndërhynte vetë fizikisht për të mbrojtur një të drejtë të shkelur të një partie politike.

 Tani unë po i drejtoj disa pyetje që dje kisha planifikuar tja bëja Bushatit nëse do e kisha në një intervistë siç ua përshkrova më lart, por sot ato marrin tonin e pyetjeve retorikë që s’kanë nevojë për përgjigje.

1) Ç’punë ka presidenti i Republikës të angazhohet në një konflikt administrativ mes dy institucioneve të tjera?!

2) Përse Presidenti nuk u pa asnjë ditë të shkojë të mbrojë godinën e teatrit ose banorëve të unazës së re fizikisht dhe si ra rruga pa dashje asnjëherë as te teatri as në Astir kur zhvilloheshin protesta?!

3) A është kjo mënyra e duhur sesi mbrohet e drejta dhe zgjidhen mosmarrëveshjet?

4) Është gjykata apo presidenti ai që vendos se çfarë është e drejtë dhe e gabuar?!

5) A është presidenti simbol i respektimit të kushtetutës e cila njeh vetëm një parim: mosmarrëveshjet zgjidhen në gjykatë?!

5) A ishte një mesazh vetëgjyqësie qëndrimi i presidentit duke iu dhënë shtysë konflikteve sociale mes njerëzve që t’i zgjidhim vetë edhe me përdorimin e forcës mosmarrëveshjet mes tyre duke prodhuar pasoja fatale?!

6)  A dha presidenti shembullin e një shtetari apo gangsterri?!

Bushat ti mes të tjerash shkruaje në editorialin tënd këtë paragraf, citoj: arrij ti përfytyroj të gjithë justifikimet e bythëpambukëve, frikacakëve, të dorzuarve, neutralëve ndaj të keqes, të cilët kërkon të manipulojë agjitpropi i Rilindjes.

Vërtetë mund të ketë shumë bythëpambukë, frikacakë, njerëz të dorëzuar apo neutralë ndaj padrejtësive të qeverisë, siç ti përshkruan, por të gjithë këta që t’i përmend Bushat të paktën nuk janë “loqe” nga trutë sa të mendojnë e më tepër të besojnë se Ilir Metës i plas për demokracinë dhe kushtetutën e aq më shumë për një seli partie?! Sigurisht unë e di që ti nuk je i tillë, por se di pse bën si… duke anatemuar, apo shpërfillur ata që nuk mendojnë si ty dhe presidenti e që jo rrjedhimisht mendojnë si kryeminsitri?!

Më shumë

spot_img
spot_img