Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

“Një qeveri dhe kryeministër shumë i dobët”, Bamir Topi për Ramën: Mbulon skandalet në vend me takime me personalitete botërore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti i vendit, Bamir Topi, foli për situatën aktuale politike në vend. Bamir Topi u shpreh ndër të tjera nuk sheh qeveri, por duket më shumë si pushteti i kryeministrit.

Ai e ka quajtur qeverinë dhe kryeministrin “të dobët” duke thënë se “përveç ekstravagancës në komunikim nuk të ofron asnjë besim për të udhëhequr Shqipërinë në sfida më të forta”.

“Një qeveri e dobët, në mënyrë absolute shumë e dobët, një kryeministër shumë i dobët, që përveç ekstravagancës në komunikim nuk të ofron asnjë besim për të udhëhequr Shqipërinë në sfida më të forta, që është aktor minor, që tenton të mbulojë skandalet në vend përmes takimeve me personalitete botërore, kjo është arsyeja që them se performaca është personalizuar, dhe kjo qeveri ka atë që i mungon Shqipërisë, transparencë”, tha ai.

Nëse do më pyesni se cila është arsyeja se edhe sezoni i verës ka qenë i mbushur me politikë, tregon se aktorët kryesorë politik, nuk mendojnë në mënyrë të ftohtë, për të ndjekur secili atë rregullin e jetës, por mendojnë si të projektojnë të ardhmen e tyre në pushtet. Një vend që ka inflacion ligjërimesh politike, në atë vend gjërat nuk shkojnë mirë. Unë si një aktor i vjetër i politikës, e kam parë këtë verë politike si njerëz që janë në hall. Por nëse shkon përtej deklaratave dhe sinqeriteti i tyre,  shihet se halli i tyre nuk është halli i njerëzve” tha ai ndër të tjera.

Më shumë




spot_img








spot_img