Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur ditën e sotme ballafaqimi i deklarimeve të 9 imamëve të vetëshpallur, të cilët akuzohen se kanë rekrutuar luftëtarë xhihadistë për t’i dërguar në Siri.
Sipas tij, ai e njohu Kuçin në xhaminë e Mëzezës shumë vite më parë dhe e tregoi se e kishte shoqëruar për në aeroportin e Rinasit.
Morava nuk pranoi se ishte nisur për në Siri, por se Kuçi kishte shkuar në Turqi të kurohej për një sëmundje.
I pyetur për Diamant Rashën, i cili është vrarë në Siri, Morava tha se e kishte njohur në një servis automjetesh.
Po kështu, Morava, gjithashtu nën akuzë tha se imami Bujar Hysa ka patur dhe një agjenci turistike që sipas tij çonte besimtarët në Mekë. Mirëpo, ende nuk është faktuar nëse është kështu, transmeton “Panorama”.
Tani hetuesit dyshojnë se agjencia e tij i çonte të rekrutuarit në Siri për të luftuar përkrah të ashtuquajturit Shteti Islamik.