Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Një plumb në ballë dhe një në krah, detaje nga ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit me 'Scorpion', në mes të Fierit

Shkruar nga Newsbomb
Një plumb në ballë dhe një në krah, detaje nga
Pamje nga vendi i atentatit ne Fier

Shkëlzen Kastrati, 41 vjeç, mbeti i vdekur paraditen e djeshme në Fier pas një atentati të mirorganizuar, në rrethrrotullimin e Sheqit. Ai udhëtonte me mjetin e tij tip Mercedes Benz ML, kur u qëlllua me dy plumba që i morën jetën.

Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se nga arma “Scorpion” janë bërë dy qitje dhe të dy plumbat e kanë kapur 41 vjeçarin. Një prej plumbave e ka kapur Shkëlzen Kastratin në ballë dhe tjetri në krah.

Ai ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa autorët që dyshohet se janë profesionistë, u larguan me një mjet tip Range Rover të cilit i vunë flakën në Mbrostar. Kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë janë sekuestruar nga grupi i hetimit dhe pritet që ato të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen dhe autorët.

Shkak paraprak bëhet me dije se është hakmarrja, pasi vëllai i Shkëlzen Kastratit ka rënë edhe më herët pre e një atentati dhe është përfshirë në disa ngjarje kriminale. 41 vjeçari do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Lexo edhe: U vra sot në mes të Fierit, vëllait të Shkëlzen Kastratit iu bë atentat në 2016

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll